top of page

Pyetjet më të Shpeshta

Ku gjendet saktësisht Veliera Residence?

Veliera Residence është një projekt miks shumë-banesor dhe afarist në kodrën e Kalabrisë në Prishtinë. Projekti është krijuar për të ofruar një jetesë të sofistikuar me pamje panoramike mahnitëse të peizazheve që rrethojnë kryeqytetin tonë.

Çfarë lloj pronash ofrohen për blerje?

Ofrojmë opsione të ndryshme të apartamente moderne. Çdo njësi është projektuar me përpikëri për të ndërthurur estetikën bashkëkohore me mjedisin e qetë natyror të kodrës.

Kush është ekipi zhvillues?

Ekipi i Veliera Residence si pjesë e BRKS Invest është një grup i përkushtuar arkitektësh dhe zhvilluesish me pëvojë të suksesshme në ndërtim. Ne fokusohemi në dorëzimin e projekteve cilësore e të qëndrueshme sipas standardeve më të larta të jetesës.

Cili është plani i punimeve?

Zhvillimi ynë po përparon sipas planit. Jemi në fazat fillestare të ndërtimit, me një datë të parashikuar përfundimi për të gjitha njësitë në gjysmën e dytë të vitit 2029. Do t'ju mbajmë të informuar për çdo arritje të re.

Si mund të blej një njësi?

Palët e interesuara mund të pyesin për zhvillimin tonë përmes kanaleve zyrtare. Ne ofrojmë një proces blerjeje të plotë për investitorët, emigrantët dhe profesionistët e rinj që kërkojnë një rezidencë premium në Kosovë.

bottom of page